Lajme të këqija për duhanpirësit/ Nga 1 janari 2019 rritet çmimi i cigareve, ja sa do të shkojë

662

Lajme të këqija për të gjithë konsumuesit e duhanit. Nga 1 janari i vitit 2019, pritet që akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11 %.Rritja e çmimit të akcizës është një kusht që Shqipëria duhet të përmbush në kuadër të integrimit me BE.

Në paketën fiskale që po përgatit qeveria shqiptare, pritet që në 2019, kjo akciza të shkojë 6000 mijë lekë të reja për 1 mijë copë, nga 5750 lekë që është këtë vit.Kjo rritje pritet të rrisë çmimin me 7 lekë për paketë. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave çmimi i cigareve do të rritet derisa të njësohet me atë të BE.