Zbulohet marrëdhënia që Albërie Hadërgjonaj ka me ish-kunatën

599

Ermiona Lekbello është këngëtarja shqiptare, e cila ka vite që jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Amerikë dhe Itali.

Ajo është motra e ish-bashkëshortit të Albërie Hadërgjonaj dhe ka ardhur në Tiranë për disa projekte që nuk kanë të bëjnë me muzikën.

Pas kaq shumë vitesh, Ermiona ka zbuluar marrëdhënien e saj me Albërien duke thënë se vazhdojnë të kenë raporte të mira. Ndërsa me fëmijët e Albëries takohet shpesh dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

“Në një farë mënyre unë dhe Albëria do njiheshim në jetë, kemi shumë gjëra të përbashkëta ashtu siç kemi edhe gjëra që nuk i kemi njësoj, por Albërien e dua fort”,– u shpreh këngëtarja për emisionin “Lart e Poshtë” nga Eraldo Rexho.