“Disiplina” ndëshkon Partizanin me gjobë, Kastrioti një ndeshje pa tifozë

509

Komisioni i Disiplinës, ka publikuar ditën e sotme edhe vendimet në lidhje me parregullsitë e vërejtura në javën e kaluar të futbollit shqiptar.

Kështu, Partizani për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e fundit, është dënuar me 50 mijë lekë gjobë, ndërkohë që krutanët e Kastriotit, për hyrjen e një personi të paautorizuar brenda rrethimit të lojës, dënohet me një ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës. Më poshtë, vendimet e plota.

VENDIMET

1. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër “Flamurtari” FC në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek.
2. KF “Kastrioti”, për hyrjen e një personi të pa autorizuar brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës, në bazë të nenit 65/3.a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
3. Lojtari i KF “Vora”, Florian Peqini ,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Lojtari i KF “Iliria”,Emanuel Dulo ,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen,në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
6. KF “Egnatia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen,në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
7. Zyrtari i “Egnatia”,Agron Aliu ,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
8. Zyrtari i “Juban Danja” femra, Ferdinand Janku, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.