Pandat identifikojnë gjininë e kundërt të tyre vetëm me zë në distanca deri 20 metra.

671

Hulumtimet, siç raporton BBC,  tregojnë se pandat gjigante komunikojnë vetëm përmes thirrjeve me njëri –tjetrin dhe identifikohen edhe në largësi prej 20 metrave.

Por ata vetëm mund ta deshifrojnë gjininë e Pandës tjetër, vetëm nëse janë më pak se 10 metra larg.

Në të kundërt, kafshët që jetojnë në savanën e hapur, siç janë elefantët afrikanë, mund të komunikojnë në distanca prej 1 km.

Studiuesit kanë ardhur në këto rezultate pas matjeve që kanë bërë të zërave që kanë lëshuar pandat gjigante gjatë kohës kur kanë ftuar pandën e gjinisë tjetër në takim.

“Gjetjet tona tregojnë se shumica e komunikimit akustik në të vërtetë ndodhin në distanca shumë të shkurtra (10-20 m) sapo të jenë vendosur bashkëshortët”, tha Benjamin Charlton i Institutit të Kërkimeve për Ruajtjen e Zoologjikëve në San Diego.