Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë performancës në Las Vegas. (Video)

228

Si në çdo paraqitje të saj, J.Lo ka befasuar të gjithë me paraqitjen atraktive dhe performancën e zjarrtë që ka dhuruar. Këngëtarja ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant për mijëra fansat e saj në Las Vegas.

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë gjatë interpretimit, pasi këngëtarja në një moment është përballur me një situatë të sikletshme. Teksa po interpretonte këngën e saj “Dance Again”,  ajo filloi që t’ua zgjaste duart të gjithë fansave të saj të cilët ishin më afër skenës.

Mirëpo në një moment, ajo ka rrëshqitur duke u rrëzuar, teksa menjëherë është ngritur në këmbë. Duket se Jennifer Lopez e kapi shpejt situatën në duar, pasi bëri që momenti i sikletshëm të zgjasë vetëm për pak.