Ju kruhet vazhdimisht koka edhe pse laheni çdo ditë, këto janë 3 trajtimet që duhet të provoni menjëherë

775

Ndonëse nuk konsiderohet një problem shëndetësor, kruajtja e shpeshtë e skalpit ëshë një ndër problemet më të zakonshme të lëkurës së kokës që shqetëson jo pak persona. Në qoftë se jeni lodhur nga kjo situatë dhe nuk gjeni dot zgjidhje, nuk keni nevojë të provoni kremëra e shampo me përmbajtje kimike, por tre trajtimet e mëposhtme.

1.Aplikoni uthull molle: Niveli ideal i pH-it të flokëve duhet të jetë në nivelet 4 dhe 5, por shumë produkte si shampoja, zbutësi apo llaku i flokëve i çrregullojnë këto norma dhe për pasojë keni flokë të thatë, të djegur dhe kruajtje të vazhdueshmë të skalpit. Në qoftë se jeni të lodhura nga kjo situatë, Living ju propozon të përdorni uthull molle. Pasi të keni përfunduar së bëri dush, në një filxhan shtoni 4 lugë gjellë uthull molle, lëng limoni sipas dëshirës dhe 2 lugë uj të vakët. Masazhoni skalpin, lëreni të veprojë për disa minuta dhe shpëlani kokën si zakonisht. Do të vini re ndryshimet që pas dy përdorimeve të para. I gjithë sekreti qëndron tek acidi acetik i cili njihet për vetitë e tij antibakteriale.

2.Përdorni Aloe Vera: Në pamje të parë, Aloe Vera mund të mos jetë bima e preferuar për të dekoruar ambientet e brendshme të shtëpisë pasi nuk ka erë, nuk lulëzon dhe gjethet e saj në trajtë gjembaçi nuk duken aspak dashamirëse. Por, pas kësaj tejet ekzotike fshihen mbi 75 ushqyes dhe 200 përbërës aktivë, përfshirë mineralet (kalcium, hekur, kalium, selen), vitaminat A, B, C, D dhe E, antioksidantë e përbërës të fuqishëm me veprim antiinflamator. Kjo është edhe arsyeja përse vitet e fundit, të gjitha industritë e kozmetikës janë orientuar drejt kësaj bime magjike. Me ndihmën e një luge çaji, mblidhni xhelin e brendshëm në gjethet e Aloe verës dhe aplikojini direkt në flokë pas shpëlarjes së fundit, ose përdoreni që para se të lani kokën.

3.Trajtoni flokët me vaj të pemës së çajit: Vaji i pemës së çaji e ka origjinën nga Australia e nëse disa dekada më parë nuk ishte shumë i njohur, vitet e fundit ky vaj po përdoret gjithnjë e më shumë. Që nga viti 1900, përdorimi i vajit të çajit si një antiseptik i fuqishëm, antifungal dhe antibakterial është përhapur në mbarë botën dhe tani mund të gjendet lehtë dhe në tregun shqiptar. Një sasi vaji pak i holluar e aplikuar në kokën mund të bëjë mrekulli: përshpejton qarkullimin e gjakut, procesin e rritjes së flokëve dhe qetëson acarimin e skalpit./Living