Pas Shkodres “Plas” dhe në Berat Ndalohen ish-drejtori i Spitalit dhe juristi

641

Ish-drejtori i Spitalit të Beratit Idlir Frashëri dhe juristi i këtij spitali Alfred Lulaj janë ndaluar nga policia.

Të ndaluarit sipas policisë akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim” dhe të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkepunim”.

Sipas prokurorisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë bërë blerje të mallrave mjekësorë (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Me pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkë se gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.