Avril Lavigne sjell këngën e re pas 5-vitesh. (VIDEO)

630

Pas 5-vitesh mungesë në tregun muzikor, këngëtarja e famshme Avril Lavigne është rikthyer me një këngë të re.

Kishte disa javë që e promovonte projektin e ri “Head above water”, i cili do të jetë gjithashtu edhe pjesë e albumit të saj të ardhshëm.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë ajo së bashku me Travis Clarke dhe Stephan Moccio, procudentin e saj.

Këngëtarja e njohur është shprehur më parë se “Head above water” e ka shkruar gjatë një prej momenteve më të frikshme të jetës së saj.