Mos harroni ja çfarë duhet të keni parasysh para kafes së mëngjesit

648

Kafeja është një pije e rëndësishme për secilin nga ne të cilët e konsumojmë shpesh si një mënyrë e mirë për të marrë energji. Konsumimi i kafesë është një e mirë për trurin, lëkurën dhe trupin.

Është e pasur me antioksidantë:

Sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA, kafja lufton plakjen.

Aroma e kafes ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar:
Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.

Kafja mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit:
Për të mbështetur këtë ekziston një studim i Dr. Ronald Postuma, i cili në vitin 2012 tregoi se si pija ndihmon për të kontrolluar lëvizjet e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.

Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool:
Në këtë rast provimi vjen nga një studim që ka ekzaminuar 125 mijë njerëz, duke ardhur në përfundimin se ata që pijnë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt.

Pirja e kafe zvogëlon prirjen për të bërë vetëvrasje:
Këtë herë Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, sipas të cilit pirja e 2 deri 4 filxhanë kafeje në ditë ul me 50% rrezikun për vetëvrasje.