Ja çfarë ka ndodhur më 19 Shtator.

645

1876 – Shpikësi amerikan Melville Bissell regjistroi patentën për një pastrues dyshemesh, sot fshesa elektrike.

1893- Me firmosjen e Projektligjit Elektoral nga Guvernatori, Lord Glasgow, Zelanda e Re u bë vendi i parë, në botë, që u dha grave të drejtën e votës. Projektligji ishte rezultat i takimeve të militantëve, të së drejtës së grave për të votuar, gjatë një viti në qytete të ndryshme të vendit, me gra, që shpesh vinin nga larg për të dëgjuar leksione dhe fjalime, miratuar rezoluta dhe firmosur peticione. Gratë, në Zelandën e Re votuan për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme, në nëntor të vitit 1893.

Shtetet e Bashkuara iu dhanë grave të drejtën për të votuar, në vitin 1920, dhe Britania e Madhe në vitin 1928.

1956 – Udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushov, gjatë vizitës në SHBA, iu dha mundësia për të vizituar Hollivudin dhe mbeti i kënaqur me pritjen e organizuar nga aktorët Shirley Maclaine dhe Frank Sinatra. Por udhëheqësi sovjetik shpërtheu në zemërim kur autoritetet i thanë se dëshira e tij për të shkuar në Disneyland nuk mund të plotësohej për arsye të protestave që mund të cenonin sigurinë e tij. Të nesërmen, ai i hipi aeroplanit nga Los Anxhelesi për në Uashington, ku u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Dwight David “Ike” Eisenhower.

1991 – Otzi, Njeriu i Akullt u gjet nga një turist gjerman në Alpet Otztal në kufirin italo-austriak. Trupi i përket një njeriu të moshës 25 deri 35 vjeç, 1.6 metra i gjatë dhe rreth 50 kg. Otzi është njeriu më i vjetër i mumifikuar që është gjetur ndonjëherë – ai ka jetuar 5000 vjet më parë. Qimet e mbetura të kokës dëshmojnë se qethja e flokëve ekzistonte si modë që në atë kohë. Mbi të gjitha, në lëkurën e Otzit u gjetën një numër tatuazhesh të shpuara me gjilpërë – 80% e të cilave shihen si pika të vlefshme të akupunturës moderne – kjo bën që data e ekzistencës së akupunturës të shtyhet prapa në vitin 3300 p.e.s.