Xhepi i brendshëm i mbathjeve të femrave/ A e dini se për çfarë shërben?

670

Edhe pse sapo kemi kaluar verën, gjatë sezonit të plazhit, gjithsecili është munduar të zgjedhë rrobat e plazhit, më të përshtatshmet.

Duke u ndalur tek rrobat e banjës, keni vënë re që bikinit (mbathjet e plazhit) kanë një lloj mini xhepi të brendshëm? Ai ka qenë gjithmonë aty edhe pse ju mund të mos e kini vënë re më pare. Por e dini cili është funksioni i tij ?

Kjo shtresë e dyfishtë e mbathjeve të plazhit ndihmon në ruajtjen e higjienës së zonës intime. Ajo përbëhet nga një material ndryshe nga ai i rrobave të banjos, kryesisht prej pambuku. Ky mini xhep ndihmon që sekrecionet vaginale ose njollat e sekrecioneve të urinës të mos depërtojnë në mbathje.

Uji i kripur i detit ka në përmbajtjen e tij disa përbërës të cilët arrijnë të ndryshojnë pH-in e vaginës. Kjo shtresë pengon zhvillimin dhe shumimin e baktereve që dëmtojnë florën vaginale. Një arsye interesante është që të pengojë depërtimin e rërë në vaginë, duke shmangur kështu ndonjë infeksion të mundshëm.