Recetë interesante/ Rizoto me kungull të verdhë

601

Rizotoja me kungull të verdhë është një institucion i kuzhinës italiane

E meqë dalëngadalë po hyjmë në muajin e Halloween-it, kjo recetë do të ishte ideale.

Përbërësit:

320 gr oriz Carnaroli

600 gr kungull i verdhë

100 gr qepë

1,5 l brodo perimesh

80 gr parmixhano i grirë

60 gr verë e bardhë

50 gr gjalpë

pak piper i zi

kripë

Përgatitja:

Si fillim përgatisni një brodo perimesh.

Prsini perimet qe dëshironi në copa të mëdha, mbulojini me ujë, hidhuni kripë, vëruni kapakun dhe lërini të ziejnë për 1 orë.

Kullojeni brodon dhe ruajeni të nxehtë sepse do të përdoret për rizoton.

Merrni kungullin e verdhë, priteni, pastrojeni dhe priteni në kubikë të vegjël. Grini imët qepën dhe kavardiseni në një tigan ku keni nxehur pak vaju llir. Lëreni në zjarr të ulët për 10 minuta derisa të zbutet. Më pas shtoni kungullin, skuqeni për disa minuta dhe trazojeni herë pas here të mos ngjisë.

Shtoni më pas brodon dalëngdalë me garuzhde dhe prisni derisa kungulli të ziejë (rreth 20 minuta): duhet të jetë e butë dhe kremoze.

Merrni një tigan tjetër, ngroheni dhe shtoni orizin dhe piqeni pak duke e trazuar tiganin të mos digjet. Do të përdorim metodën e thatë sepse kokrrat e këtij orizi e mbajnë gatimin dhe nuk duhet t’i shotjmë në një ambiet me lagështirë si ajo e krijuar në tiganin me kungull.

Pasi e kemi lënë në zjarr 2-3 minuta orizin duke e trazuar, shuajeni me verën e bardhë dhe trazojeni shpejt. Pasi vera të ketë avulluar, hidheni orizin tek brodoja me kungull. Lëreni 15-20 minuta. Hidhini kripë e piper dhe në fund gjalpin dhe parmixhanon e grirë. Përziejeni me kujdes dhe shtojini edhe një garuzhde brodo nëse e preferoni më kremoze rizoton. Lëreni edhe 1 minut dhe më pas servireni.