Alarm nga prindërit! Nxënësit të rrezikuar nga kumari, një kazino mes shkollave në Durrës

688

Një shkollë 9-vjeçare dhe gjimnaz në qytetin e Durrësit ndodhet vetëm pak metra larg një subjekti ku ushtrohet aktiviteti i lojërave të fatit. Ky është shqetësimi i prindërve dhe nxënësve të kësaj shkolle 9-vjeçare dhe gjimnazi brenda në qytetin bregdetar.

Rreziku që nxënësit të bëhen pjesë e këtij frekuentimi bëhet edhe më i madh pasi kontrolli i mësuesve dhe prindërve nuk është i arritshëm.