Meshkujt me këtë grup gjaku janë më të rrezikuarit nga goditjet në zemër

758

Nëse ende nuk e dini se çfarë grupi gjaku keni, është koha që ta mësoni pasi mund të zbulojë disa informacione interesante për shëndetin.

Një studimi i fundit, i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të “Heart Failure” 2017, sugjeron se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga sulmi në zemër.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 1,300,000 njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit që kanë grupin e gjakut A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0.

Se cili është shkaku që këta njerëz kanë më shumë shanse për t’u goditur nga ataku në zemër, nuk janë ende të qarta. Megjithatë ekziston mundësia që personat me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut.

Sipas studimit, meshkujt me grup gjaku jo-0 janë gjithashtu më të rrezikuar nga impotenca seksuale.