Kemi qenë duke i aplikuar maskat e flokëve dhe balsamin gabim gjithë jetën, ja si duhet

505

E si mund ta aplikosh balsamin apo maskën e flokëve gabim? kështu mendonim dhe ne, derisa lexuam artikullin e Mona Gohara, një dermatologeje në Yale University!

Nëse mendoni si të gjithë :njerëzit normalë” që balsami apo maska aplikohet pas shampos në flokë të lagur, gaboni, keni gabuar përgjatë gjithë këtyre viteve. Në mënyrë që këto produkte të jenë sa më efektive duhen aplikuar në flokë të thatë!

Nëse flokët janë të lagur, këta të fundit do e kenë më të vështirë të përthithin çdo produkt që ju aplikoni. Kutikulat nuk hidratohen në nivel qelizor, por vetëm në sipërfaqe.

Nëse e gjitha kjo ju duket skeptike ju mbetet ta provoni. Mënyra e gabuar e aplikimit të maskës së flokëve apo balsamit do i mbajë flokët e buta vetëm për një ose dy ditë, por nëse këto produkte i aplikoni në mënyrën e duhur ju do të shihni një ndryshim drastik.

Ajo që duhet të bëni është të aplikoni balsamin në flokë të thatë, ende pa u futur në dush, para 15 minutave. Më pas mund ta shpëlani normalisht balsamin e t’i lani flokët me shampo.