Habit Arjan Çani / Ndryshon përfundimisht traditën e “Zonë e Lirë”

1089

Ditën e djeshme Arjan Çani e nisi sezonin e radhës televiziv, por me ndryshime të cilat ranë në sy dukshëm.

Zakonisht drejtuesi i emisionit puthte e përshëndeste të ftuarit teksa hynin e dilnin nga studio e tij, por këtë gjë nuk e bëri mbrëmjen e djeshme.

Veprimi i Çanit ra në sy dhe nga të ftuarit, të cilët e pyetën se pse ky ndryshim.

Vetë drejtuesi i emisionit u shpreh:

Tani kam vendosur një rregull të ri, të ftuarit nuk i takoj më kur vijnë por kur ikin, pra do të puthemi vetëm një herë, kjo për shkak të boshllëqeve që krijohen në ekran”.