Nëse jeni të stresuar këto janë bimët “qetësuese” që duhet të mbani në shtëpi.

1197

Ja disa nga bimët me gjethe të gjelbër që mund t’i mbani në shtëpi për të larguar stresin dhe mërzitjen.

1. Nenexhiku
Ai është shumë i mirë edhe për gatime të ndryshme. Kjo barishte aromatike është gjithashtu e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe antistres.

2. Aloe vera
Kjo lloj bime njihet për aftësitë e saj hidratuese dhe si një ilaç kundër djegieve. Gjithashtu aloe vera është në gjendje të pastrojë ajrin nga faktorë ndotës dhe natën lëshon oksigjen, duke bërë që të pushoni të qetë.

3. Livando
Kjo lloj bime që çel lule dhe ka një aromë shumë të mirë është përdorur në mjekësi për shekuj me radhë për të qetësuar nervat dhe për ndihmuar ngritjen e humorit. Një studim i drejtuar nga një grup studentësh të infermierësh ka treguar se si aroma e livandos mund të ulë ndjeshëm ritmin e zemrën në situata stresuese.

4. Jasemini
Jasemini është i bukur për t’u parë dhe ka një aromë të mrekullueshme. Por jasemini ka edhe një efekt qetësues në sistemin nervor. Sipas studimit të universitetit “Ruhr University” në Bochum, Gjermani të bërë në disa minj në kafaz, sa herë që lëshohej aromë jasemini ata mblidheshin në një qoshe dhe rrinin të qetë e nuk lëviznin.

5. Borziloku
Falë një hulumtimi të bërë tek minjtë në laborator, nga një ekip shkencëtarësh japonezë, është zbuluar se ekspozimi ndaj linalool-it (një përbërës organik nga i cili është i pasur) ndihmon për të zvogëluar aktivitetin e gjeneve që janë aktivizuar në situatat e stresit.