Libraritë më të bukura në botë…

792

Libraritë e mëposhtme janë cilësuar si disa prej librarive më të bukura në botë sipas një studimi të MailOnline Travel.

Libraria Maison Assouline, në Londër

Libraria Maison Assouline, është një nga libraritë më luksoze që ndodhen në zemër të Londrës, ku përshtypje të bën druri i errët dhe tavanet shumë të larta.Arkitektura e saj është bërë nga arkitekti anglez Edward Lutyens dhe ajo u hap për publikun në vitin 1922.Në katin e parë ju mund të gjeni libra të ndryshëm për shtije, përzgjedhjen e së cilëve mund ta shoqëroni duke pirë kafe, çaj, verë apo shampanjë. Ndërsa në katin e sipërm, janë vendosur të gjitha koleksionet më antike, të cilat duan edhe një kujdes më të veçantë.

Libraria Shakespeare & Company në Paris

Shumë pranë Notre Dame de Paris, ndodhet libraria Shakespeare & Company në rrugën 37 de la Bûcherie u hap në vitin 1951 nga amerikani George Whitman.Ai fillimisht e quajti librarinë “një strehëz për të gjithë ata që aspironin të bëheshin shkrimtarë në atë kohë”. Publikime të ndryshme letrare lindën pikërisht në atë vend.Edhe në ditët e sotme, vizitorët nëse duan mund të qëndrojnë dhe për të fjetur në këtë bibliotekë sepse pas rafteve të mbushura plot me libra ka krevate portativë, të cilët përdoreshin në të kaluarën nga shkrimtarët që strehoheshin aty.

Libraria Lello, Portugali

Libraria Lello është një prej Librarive më të vjetra që ndodhen në Portugali. Fasada e saj ka një stil tipik gotik dhe madhësia e pjesës së saj të brendshme është impresionuese.Ajo u hap në vitin 1960, nga dy vëllezër, José dhe António Lello.Thuhet se ka qenë pikërisht kjo librari, frymëzimi i shkrimtares së librave të famshëm të Harry Poter-it.Kati i dytë i kësaj librarie shërben edhe si një kafene, në të cilën ju mund të ndaloni dhe të çlodheni.

Libraria “The Last Bookstore”, në Los Anxhelos, Kaliforni

Libraria “The Last Bookstore”, në Los Anxhelos të Kalifornisë i hapi dyert e saj për publikun 18 vite më parë, në vitin 2000. Karakteristikë e kësaj bibloteke janë tavanet shumë të larta dhe shtyllat e betonit që ndodhen në të gjithë sipërfaqen e saj.Ajo ka mbi 250,000 libra të rinj dhe të përdorur në të dyja katet e saj, si edhe një numër shumë të lartë të serialeve dramatike amerikane të viteve 1970, si Vinyl apo edhe shumë novela grafike.

Libraria Ler Devagar, Lisbonë, Portugali

Libraria Ler Devagar, në Lisbonë të Portugalisë është ndërtuar në një fabrikë të shekullit të 19-të. E gjithë hapësira është e ndarë në dy kate, ku përveç librave ka edhe shumë skulptura dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është një biçikletë fluturuese.Kopjet e librave që ndodhet këtu janë të shumta dhe një lexuesi mund t’i duhet një kohë shumë e gjatë vetëm sa për të përzgjedhur librin që do të vendosë të lexojë. Të premten dhe të shtunën ajo qëndron e hapur për lexuesit e saj deri në orën 02:00 të mëngjesit.

Libraria “Acqua Alta” në Venecia

Libraria “Acqua Alta” në Calle Lunga Santa Maria Formos, Venecia është një prej librarive unike në botë. Ju këtu do të gjeni libra të rinj dhe të përdorur të cilët ndodhen të vendosur në varka, kajak dhe gondola të ndryshme.Disa prej librave janë përdorur për të ndërtuar disa shkallë ndërsa disa të tjerë janë përdorur edhe për të mbuluar disa pjesë të vjetra të godinës, duke i dhënë asaj një pamje shumë të bukur.Në këtë librari ndodhen shumë manekinë me maska dhe kapele tipike veneciane.