Ja pse është e rrezikshme të flini me gojë hapur.

519

Ndoshta nuk i ke kushtuar rëndësi këtij vesi, por na besoni kur ju themi se është i rrezikshëm për disa arsye. Të marrësh frymë me gojë është e dëmshme për dhëmbët, madje të bën më keq se kontakti me ushqime apo lëngje të ftohta.

Studimi i bërë nga ‘The Journal of Oral Rehabilitation’ ka zbuluar se numri i baktereve rritet dukshëm kur merrni frymë me gojë dhe mbrojtja natyrale e dhëmbëve dobësohet.

Aroma e keqe e gojës është një nga problemet më të shpeshta që vjen nga zakoni lartpërmendur. Duke marrë frymë me gojë, aftësia e gojës për t’u vetpastruar bie ndjeshëm. Do të ndiheni të lodhur dhe të këputur sepse niveli i oksigjenit në mushkri bie. Buzët e plasura dhe të thara mund të shkaktohen nga të marrurit frymë me gojë gjatë natës. Një gojë e thatë do të thotë buzë të thata