Artan Hoxha akuza të forta ndaj FSHF dhe Armando Dukës : Paguajmë më shtrenjtë se gjithë Evropa, ju hoqe shqiptarëve gëzimin e fundit.

1061

Përmes një postimi në ‘Facebook’, se në stadiumin ‘Elbasan Arena’, ku po luhet sfida Shqipëri-Izrael, nuk janë as 4000 tifozë, ndërsa çmimi i biletës për sportdashësit më të varfër në kontinent është edhe më i shtrenjtë se në vendet më të zhvilluara të Evropës.

“Me ne fund FSHF dhe Armando Duka, pasi zbrazen stadiumet ne ndeshjet e superliges, ia dolen ta boshatisin stadiumin kur luan kombetarja e Shqiperise, dhe ti largonin shqiptaret nga i vetmi gezim qe u kishte mbetur…

Sot ne Shqiperi – Izrael, ne stadium nuk jane as 4000 tifoze, ndersa cmimi i biletes per sportdashesit me te varfer te kontinentit eshte edhe me i shtrenjte se ne vendet me te zhvilluara te Europes. Nje bilete e thjeshte ne karshine e boshatisur eshte 24 euro, se ne tribune shkon nga 80 deri ne 144 euro…

Duket sikur kombetarja luan per te kenaqur presidentin e FSHF me shoqerine e tij, si dhe komentatoret e supersportit… Kjo eshte ndeshja hapese e nje edicioni eleminator me numrin me te vogel te tifozeve shqiptare ne 30 vitet e fundit…

Fitore per kuqezinjte tane sot. Gjithe shqiptaret jane me ju, mos lejoni qe ti merzisin dhe nga ekrani i televizorit ata qe i larguan nga stadiumi….”,shkruan Hoxha.