Vrasja e Biznesmenit në Shkodër, si ndodhi ngjarja e rëndë që tronditi qytetin.

1901

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Livadhes në periferitë Shkodrës, ku u gjet i vrarë me armë zjarri biznesmeni Arjan Ferracaku, 31 vjeç.

Viktima ishte adhurues i kuajve, madje ka qenë duke kalëruar kur është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

Dy plumba ka marrë edhe kali me të cilin ai po kalëronte. Mendohet se autori ka qenë një person i vetëm, i cili e ka ndjekur të riun përreth 50 metra dhe më pas ka qëlluar me 15 plumba, 7 prej të cilëve kanë prekur të riun i cili ka vdekur menjëherë.

Mësohet gjithashtu se 31-vjeçari ishte me dy djemtë e hallës kur ndodhi ngjarja dhe dyshohet se viktima dhe autorët kishin një takim në atë zonë.

Viktima nuk është i njohur si person problematik dhe ishte baba i dy fëmijëve. Ai ka disa biznese me familjen në Velipojë dhe Zues Shkodër, por ende nuk ka një pistë konkrete për shkaqet e vrasjes. Në Shkodër pritet të shkojë edhe Drejtori i policisë, Ardi Veliu.