Kryebashkiakja Ademi Ramës: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!

608

Vrasja e biznesmenit 30-vjeçar reagon kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi shkruan se Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin. Ajo i bën apel kryeministrit Edi Rama se do mbajë përgjegjësi për këto ngjarje kriminale.

“Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin! Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Ankthi për jetën dhe të nesermen po zbret frikshëm në këtë rajon.

Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise:

Mjaft më!

Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh! U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri:

Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë! Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim.”