Video / Tmerr në Greqi, merr flakë trageti me 875 udhëtarë

557

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një traget me 875 persona brenda, mes tyre 140 anëtarë të ekuipazhit është përfshirë nga flakët në portin e Pireut në Greqi.

Trageti ishte nisur nga porti i Pireut për në Kretë, ndërsa në mesnatë është konstatuar zjarri duke sjellë frikë dhe panik te të gjithë udhëtarët që ishin brenda në mjet.

Ndërkohë mësohet se zjarri ka nisur në garazhe, ku ishin 80 kamionë dhe 152 automjete të tjera. Autoritetet kanë marrë masat e menjëhershme duke evakuuar të gjitha pasagjerët dhe ekuipazhin, të cilët nuk kanë pësuar asnjë lëndim.