Izraeli publikon listën anti-Shqipëri, grumbullohet edhe Zahavi

446

Trajneri i Izraelit Andreas Herzog ka publikuar listën e 25 futbollistëve të grumbulluar për sfidën e 7 shtatorit ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve si dhe për duelin miqësor ndaj Irlandës së Veriut 4 ditë më vonë. Ndër emrat e përzgjedhur nga trajneri austriak, i cili u emëra në krye të Izraelit në datën 1 gusht dhe ndaj Shqipërisë do të bëjë debutimin e tij me këtë përfaqësuese, dominojnë lojtarët që luajnë në kampionatin vendas.

Megjithatë në listë nuk mungon sulmuesi Eran Zahavi, i cili ishte makthi i kuqezinjve në humbjen 0-3 në Elbasan Arena dhe që tashmë luan në Kinë, si dhe sulmuesi i Salzburg, Monas Dabbur, i cili pak ditë më parë i realizoi dy gola Shkëndijës së Tetovës në Champions League. Në mesfushë dy emrat më të rëndësishëm janë Biram Kajal i Brighton dhe Bibras Natcho i Olimpiakos.

Portierë:

Ariel Harosh (Hapoel Beer Sheva), Gi Haimov (Makabi Haifa), Deni Amos (Makabi Netania).

Mbrojtës:

Taleb Tauatha (Frankfurt), Samuel Shaiman (Hapoel Be’er Sheva), Ben Biton (Hapoel Be’er Sheva), Luis Taha (Hapoel Be’er Sheva), Shir Tzedek (Hapoel Be’er Sheva), Ayed Abissinian (Makabi Haifa) , Eli Dasa (Makabi Tel Aviv), Eitan Tibi (Makabi Tel Aviv), Niso Kapioluto (Hapoel Haifa).

Mesfushorë:

Dan Ajnbinder (Hapoel Beer Sheva), Dor Miça (Makabi Tel Aviv), Dan Glaser (Makabi Tel Aviv), Dor Perez (Makabi Tel Aviv), Maksim Falkushçenko (Hapoel Haifa), Manor Solomon (Makabi Petah Tikva), Biram Kajal (Brighton), Bibras Natço (Olimpiakos).

Sulmues:

Eran Zehavi (Guangzhou R&F), Tomer Hemed (QPR), Monas Dabur (RB Salzburg), Alon Turgeman (Austria Viena), Dia Saba (Makabi Netania)