Historia e një fotografi në Shqipërinë komuniste

617

“Manifestim në ditën e pionierëve” quhet fotoja e realizuar nga Angjelin Nënshati më 1971-shin.

Bulevardi kryesor i qytetit i mbushur me njerëz ku spikat fotoja e Enver Hoxha dhe programi i realizuar për këtë ditë interpretohet nga pionierët e dalluar. Fotot e Nenshatit vijnë në ekspozitën “Dëshmitar mes dy kohëve”, në kurimin e Luçjan Bedeni dhe Lek M. Gjeloshi.

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i programit të ekspozitave “Archive Reloaded” ku vëmendja është e orientuar në koleksionet e paekspozuara më parë për publikun.

Ajo orientohet në dy drejtime: në periudhën e diktaturës komuniste dhe në atë të tranzicionit të viteve ’90. Në të dyja këto periudha, në thelbin e fotografisë së tij, mbetet ngjarja të cilën ai e ndjek me interesin dhe me syrin e reporterit të mirëfilltë dhe të vëmendshëm.