Fituan 250 mijë lekë në emision, dy mësuesit ndërtojnë shkollën në fshatin e Skraparit

529

Me siguri ju kujtohen dy mësuesit nga Skrapari të cilët fituan 2 milion e 500 mijë lekë të vjetra në emisionin “100 milion”.

Donald Dervishi dhe Borsion Spaho ndërmorën një nismë pasi fituan këto para për të ndërtuar një shkollë të re për nxënësit e fshatit Vëndreshë Mal në Skrapar.

Dhe me sa duket ata e mbajtën fjalënpasi ndërtimi i shkollës që ka nisur që në vitin 2017-të dhe pritet të jetë gati në nisje të vitit shkollor 2018-2019.

Pasi fituan paratë në emission dhe më pas me anë të një faqeje donacionesh në internet mblodhën mbi 10000$ si dhe materiale të dhuruara nga kompani të ndryshme dhe individë.

Shkolla e re është e vogël, me një klasë, tualetin dhe një korridor. Ajo është e mjaftueshme për 5 fëmijët që do të ulen këtë vit në bankat e saj. Mësimi do të zhvillohet me klasë kolektive, ku secili nxënës do punojë me programin përkatës që ka.

Në profilet e tyre në Facebook dy mësuesat kanë postuar shpesh foto nga ecuria e punimeve për ndërtimin e shkollës