Aksidentohet rende i moshuari në Berat, kalonte tek vijat e bardha

468

Një 84 vjeçar nga qyteti i Beratit mbeti i plagosur mesditën e mërkurës ndërsa ecte nga një anë rruge në tjetrën dhe kalonte vijat e bardha në Berat. Aksidenti ndodhi në lagjen “30 Vjetori”, në rrugën “Republika”, ku i moshuari Zalo.Rr, pasi kishte shitur disa perime që i prodhonte vetë në treg, po shkonte në shtëpi, por në momentin që ka qënë duke kaluar rrugën është përplasur nga një mjet.
Ka qënë shtetasi me inicialet B.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, i cili duke drejtuar mjetin tip Benz, me targa AA 456 NT, aksidentoi këmbësorin.
Për pasojë 84 vjeçari ka marr dëmtime të shumta në trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi B.Gj, është shoqëruar në organin blu dhe po kryhen veprimet proçeduriale.