VRASJA ME THIKË NË SHKODËR/ Del FOTO. Ja kush është viktima. Prendush Fushaj ishte pronar i…

1876

Të tjera detaje zbulohen nga krimi në Shkodër, ku mbeti i vrarë me thikë 54-vjeçari Prendush Fushaj. Burimet bëjnë me dije se autori i dyshuar është shtetasi Fredi Pllumi, rreth 30 vjeç.

Ndërkaq mësohet se shkak për konfliktin mes viktimës dhe autorit është bërë një akuzë për vjedhje.

Viktimës 54-vjeçare, Prendush Fushaj i kishin vjedhur ditët e fundit një sasi parash, dhe për këtë ngjarje ai kishte akuzuar Fredi Pllumin, të cilin madje e kishte denoncuar në polici.

Policia e ka shoqëruar Pllumin por më pas e ka lënë të lirë.

Fushaj u vra me thikë në afërsi të stacionit të trenit. Dy shtetasit kishin prej kohësh konflikte me njëri-tjetrin dhe mbrëmjen e sotme kanë debatuar dhe më pas, autori ka marrë thikën dhe e ka qëlluar.

Në polici ndodhen familjarët e autorit dhe viktimës që po pyeten për arsyet e konfliktit. Gjithashtu mësohet se Fusha, është pronari i një dyqani që rregullon biçikleta në Shkodër.