Plagoset me armë zjarri i riu në banesë, në kërkim autori

657

Një 28-vjeçar është plagosur mëngjesin e kësaj të marten në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në banesën ku jeton 28-vjeçari A.S. në rrugën “Tahsim Shehu”. Pas ngjarjes, i riu është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.