Drogë në makinë, arrestohet 27 vjeçari

484

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 27-vjeçar nënë akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Sipas policisë i arrestuari është Sajmir Duriçi, 27 vjeç, banues në Dushaj-Bulqizë. Lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa, ishte fshehur nën sedilen e pasme të automjetit, që drejtohej nga Duriçi e future në një çantë. Gjithashtu Duriçi ishte dënuar dhe më parë për vjedhje.

Ndërkohë dyshohet se lëndën e grumbulluar do ta shiste në doza të vogla.