Aksident i friksh në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën pakistanezi

640

Një pakistanez ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mesnatën e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Kasharit ku ka humbur jetën shtetasi i huaj pakistanez me iniciale N.R.

Sipas policisë 25-vjeçari Sabah Maçi, 25 vjeç, nga Hasi që ishte kthyer nga Anglia, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, me pasagjer shtetasin e huaj pakistanez N.R., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B.Ll.

Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi i huaj.