Liderët e Ballkanit dhe Hahn do takohen sot në Durrës

410

Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal që do të zhvillohet ditën e hënë në Durrës mes komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn dhe Kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Takimi do të mbahet në ambientet e vilave qeveritare dhe do të nisë në orën 09:40.

Në takim do të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen në takimin e së hënës.

Në mesditë, Hahn dhe Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp.

Takimi mbahet në kohën kur mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur faza finale e dialogut dhe tema më e nxehtë është ajo e korrigjimit të kufijve që presupozon edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

PROGRAMI I TAKIMIT

09.40 – Ardhja e delegacioneve

09.50 – FOTO Familjare

10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit

12.15 – Konferenca për Shtyp

*Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës

– Fjalë Kryeministri Rama

– Fjalë Komisioneri Hahn

– Pyetje (1 pyetje për secilin kryeministër)