Inter katranos gjithçka, tifozët e vërshëllejnë

438

Pas humbjes në debutim ndaj Sassuolos, mbi 60 mijë tifozë zikaltër kishin mbushur “San Siron”, në pritje të fitores së parë sezonale, por Interi i Luciano Spallettit nuk ia ka dalë as ndaj Torinos.

Zikaltrit e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte dhe arritën të gjejnë avantazhin që në minutën e 6′, me anë të kroatit Ivan Perisiç, ndërsa pak minuta më vonë dyfishuan me holandezin De Vrij, duke mbyllur pjesën e parë 2-0.

Torino ndryshoi tërësisht qasje në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë fillimisht me Belottin dhe më pas me Meite, duke rikthyer baraspeshën dhe duke marrë një pikë me mjaft vlerë.

Nga ana tjetër Luciano Spalletti nuk arriti të reagojë në kohë, për të freskuar skuadrën dhe kreu zëvendësimet vetëm pasi “ishte bërë dëmi” dhe ishte barazuar rezultati.

Në përfundim të sfidës, në vend të festës, skuadra zikaltër u përball me një mori vërshëllimash të tifozëve, të cilët kontestuan jo vetëm rezultatin, por edhe paraqitjen në fushën e lojës.