Francë, ish-kampioni i boksit shpëton avionin nga rrëmbimi!

568

Një pasagjer i një avioni të linjës “Lufthansa”, i nisur nga Mynihu drejt Parisit, ka tentuar të hyjë në kabinën e pilotit për të ndryshuar drejtimin e udhëtimit. Po të mos ishte një nga pasagjerët, Tarik Sahibeddine, ish-boksier, dy herë kampion i peshave “welter”, i cili në fillim u përpoq të bisedojë me të mirë, por pa arritur rezultate, për të kaluar më pas në forma të tjera, duke e rrëzuar në tokë agresorin dhe ‘neutralizuar’.

Akti heroik ka sjellë duartrokitjet e të pranishmëve. Me mbërritjen në kryeqytetin francez, autori që tentoi të rrëmbejë avionin, është dorëzuar në polici. Sahibeddine, i konsideruar një “hero”, është falënderuar nga ekuipazhi.

Gjithçka nisi kur ish-boksieri e kuptoi agresivitetin e pasagjerit në fjalë, ndoshta me probleme mendore, teksa ka kërkuar një tjetër gotë alkool. Gotë, që shefi i kabinës nuk donte t’ia jepte. Në këtë pikë, ai u afrua në kabinën e pilotimit. Sahibeddine shkoi pas tij dhe u përpoq të arsyetojë. Por ai nuk donte t’ia dinte, kërkonte të fliste me komandantin dhe kërcënonte të futej me forcë në kabinë.

“Por pa marrë ‘ok’-in e komandantit, ai u kap dhe u ç’mobilizua”, – ka treguar ish-boksieri për shtypin francez. Pastaj e mbajti të lidhur deri sa avioni zbriti në tokë. “Nuk duhej ta kuptonte që kisha frikë”, – ka shtuar Sahibeddine. Pasagjerët e tjerë ishin shumë të frikësuar, mendonin se bëhej fjalë për një terrorist. Por falë kurajës së kampionit, gjithçka u mbyll më së miri.