Dibër e Madhe, vriten tre anëtarë të një familje

447

Tre anëtarë të një familje janë vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre. Ngjarja ka ndodhur familjen Pocesta të Dibrës së Madhe, ku familja kishte ardhur për pushime nga Italia.

Persona ende të pa identifikuar kanë lënë të vrarë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004, shkruan Alsat-m.

Motivet e këtij akti makabër, deri më tani mbeten të panjohura.

Policia dhe organet tjera kompetente kanë dalur në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.