Grabitet dyqani i celularëve në Kuçovë, plagoset me thikë punëtori

536

Një 25 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasika goditur me thikë puntorin e një dyqani celularësh në Kuçovë dhe ka grabitur 23 telefona celular dhe një Laptop.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Llukan Prifti” të qytetit dhe brenda pak minutash është arrestuar agresori, 25 vjeçari Klaudio Naska.

Sipas policisë i riu në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me thikë punëtorin e dyqanit shtetasin E.I, 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celular dhe një Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G.D, 37 vjeç.

Gjithashtu ai ka thyer xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit E.I. Ndërkohë 25 vjeçari rezulton me precedentë penalë pasi është dënuar më parë për veprat penale “Armë mbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.