Merkatoja/ PSG nuk paguan dot Mbappe, Real gati ta ‘rrëmbejë’

500

Paris Saint-Germain po përballet me probleme për të mbyllur përfundimisht blerjen e talentit francez Kylian Mbappe. Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja, ku sipas “Chiringuito”, rregullat e “fair play financiar” kanë vënë në vështirësi parisienët, që kanë kohë deri më 27 gusht që të depozitojnë 180 milionë euro në arkat e klubit të Monaco, për ta kthyer huazimin e sezonit të kaluar në blerje përfundimtare. Çuditërisht nëse nuk ia del të paguajë këtë shifër, PSG do të detyrohet të heq dorë nga kampioni i botës me Francën.

Kjo ka ngjallur vëmendjen e klubeve më të mëdha të planetit, mes të cilëve Real Madrid. “Los Blancos” kanë bërë gati 180 milionë, për t’i paguar më 28 gusht, nëse 24 orë më parë, Parisi nuk arrin të plotësojë detyrimet financiare ndaj Monaco. “Los Blancos” janë në kërkim të zëvendësuesit të Cristiano Ronaldos, e kush më mirë se Mbappe do ta mbushte gropën që hapi largimi i portugezit.

Presidenti Florentino Perez ka patur gjithmonë objektiv brazilianin Neymar, por ish-sulmuesi i Barcelonës është i lidhur ngushtësisht me PSG-në. Paraqitja mbresëlënëse në Botëror është një tjetër arsye pse Reali do të preferonte Mbappenë, një sulmues i klasit të lartë, që mund të bëjë shumë më tepër në klubin mbretëror. 27 gushti po afron dhe Monaco po pret një valixhe me 180 milionë euro. Nëse PSG e ka të vështirë t’i gjejë, Reali është gati.

Mbappe eklipson Neymar.Performanca e shkëlqyer në Botërorin e Rusisë shpërblen Kylian Mbappe që tashmë kurorëzohet me statusin e fenomenit, e diçka të tillë e vërteton edhe fakti se 19-vjeçari francez ka eklipsuar edhe brazilianin Neymar që renditet vetëm i treti në klasifikimin e yjeve botëror të skenës futbollistike. Edhe pse sezoni i shkuar i pa të dy lojtarët e Paris Saint Germain me rezultate shumë pozitive, Botërori duket se bëri diferencime mes tyre.

Neymar nuk arriti të përmbushte pritshmëritë duke mos u shfaqur në nivelin e pritur prej tij, ndërkohë që Mbappe rezultoi të ishte një ndër më të mirët e evenimentit madhor duke u kurorëzuar edhe kampion bote me përfaqësuesen franceze. Krahas një fakti të tillë, kujtojmë se sulmuesi ka ndërruar edhe numrin e fanellës nga 29 në 7 duke realizuar ëndrrën për të ecur në gjurmët e ikonës së tij Cristiano Ronaldo, por që njëherazi e kthen Mbappen në protagonistin që monopolizon fasadën zyrtare të klubit kryeqytetas.

Nga ana tjetër Neymar, qëndron thuajse në hije bashkë me Thiago Silva, Marquinhos dhe Edinson Cavanin. Ky i fundit ishte idhulli i tifozerisë sezonin e shkuar edhe pse më pak i mediatizuar krahasuar me blerjet e bujshme të klubit, por falë sakrificave dhe golave fitoi mbështetjen e tifozerisë, të cilët qëndruan krah tij edhe në episodin që krijoi polemika të mëdha mes tij dhe Neymar. Sidoqoftë ndryshe nga viti i shkuar lufta për protagonistin është fituar nga Mbappe që është kthyer në emrin më të lakuar dhe që shet më shumë për klubin e sheikut Al Khealifi,e që zbeh automatikisht domincanën e Neymar që konsiderohej si princi i Parisit.

Di Maria drejt rinovimit

Angel Di Maria është një hap larg rinovimit. Kjo është ajo që shkruan gazeta franceze “Le Parisien”, sipas të cilës argjentinasi do të firmosë për Paris Saint-Germain deri në vitin 2021. Argjentinasi do të ketë të njëjtën pagë si aktualisht, por marrëveshja e tij do të shtyhet për dy vjet, nga viti 2019 deri në vitin 2021. 30-vjeçari zbarkoi në Europë si pjesë e Benfica në vitin 2007 dhe pas dy sezonesh në Portugali u transferua te Real Madrid, ku qëndroi katër vjet, luajti 124 ndeshje dhe shënoi 22 gola. Pas një sezoni të dështuar te Manchester United, shkoi te Parisi ku në 87 ndeshje ka shënuar 27 gola. Me kombëtaren e Argjentinës, ku ishte i pranishëm në Kupën e Botës, “Rusi 2018”, Di Maria numëron 97 ndeshje dhe 20 gola.

Blerja

Paris Saint-Germain po përballet me probleme për të mbyllur përfundimisht blerjen e talentit francez Kylian Mbappe, në vlerën 180 milionë USD. Nëse nuk ia del të paguajë këtë shifër, PSG do të detyrohet të heq dorë nga kampioni i botës me Francën.

Real Madrid

Kjo ka ngjallur vëmendjen e klubeve më të mëdha të planetit, mes të cilëve Real Madrid. “Los Blancos” kanë bërë gati 180 milionë, për t’i paguar më 28 gusht, nëse 24 orë më parë, Parisi nuk arrin të plotësojë detyrimet financiare ndaj Monaco.

Cristiano Ronaldo zbulon objektivin kryesor te Juventus

Cristiano Ronaldo ka zbarkuar prej pak kohësh në planetin Juventus dhe duket se është ambientuar shumë mirë. Prania e tij ka tërhequr te Serie A vëmendjen e të gjithë botës, por portugezi duket se i ka idetë e qarta për sa i përket fushës së lojës. “Dua të fitojë Champions League me Juventus. Do të përqendrohemi te ky objektiv, por pa e pasur fiksim. Hap pas hapi do të përpiqemi të fitojmë dhe më pas do të shohin se deri ku do të shkojmë këtë vit. Nëse nuk e fitojmë sivjet, do ta fitojmë vitin tjetër ose atë tjetrin…,” tha portugezi. “Objektivi themelor i klubit është të fitojë kampionatin, Kupën e Italisë dhe natyrisht të bëj sa më mirë në Champions League,” – shtoi portugezi, pesë herë fitues i “Topit të Artë”. Më pas, “CR7” tregon edhe ëndrrën që ka në sirtar, lidhet me Cristiano jr. aktualisht vetëm 7 vjeç: “Është shumë kompetitiv, si të ishte unë në moshën e tij. Nuk i pëlqen të humbasë. Do të bëhet si unë, jam i sigurt 100%.”

Kolonë
I priti penalltinë Dybalas, tani Strakosha studion Ronaldon

Dëshironte të fluturonte dhe fluturoi. Ishte një hedhje në pafundësi. Në minutën e 96-të të Juve-Lazio 1-2, më 14 tetor 2017, lindi përralla e Thomas Strakoshës. Kështu nis një shkrim i Corriere dello Sport, kushtuar portierit shqiptar të Lazios, pak ditë para përballjes më të rëndësishme të javës së dytë të Serisë A. Ishte ende një djalosh 22-vjeçar, që donte të bëhej dikush.

Priti penalltinë e parë si profesionist. U hodh nga e djathta dhe bllokoi gjuajtjen e Paulo Dybalas. Priti deri në momentin e fundit dhe zgjodhi krahun e duhur. Shpëtoi Lazion, ndyshoi historinë. 15 vite pas fitores së fundit në shtëpinë e Juventusit, Lazio i tha faleminderit Strakoshës. Sot, Strakosha po përgatitet për një tjetër Juve-Lazio, duke studiuar Ronaldon.

Statistikat e CR7 shkojnë përtej shkencës, gjuajtjet e tij janë silurë, madje në 2014 topi i goditur prej tij “fluturoi” me 132 km në orë. Goditjet e lira i ka me efekt zbritës, gjuan gjithmonë 11-metërshat. Të gjithë e dinë se cili është Ronaldo, çfarë është i aftë të bëjë. Kur shënjestron portën, në shumicën e rasteve duhet të mbyllësh sytë dhe të shpresosh… Nuk dihet se çfarë mund të shpikë sërish. Të shtunën, në Torino, pas “thatësisë” në Bentegodi, do ta kërkojë me çdo kusht golin.

Strakosha po e studion në Formello dhe vjen i përgatitur me detyrat e shtëpisë, që të jetë gati. Zemra e tij po gufon. Strakosha u bë i njohur pikërisht në Torino. Dybala e kishte mposhtur në finalen e Superkupës, dy muaj para asaj mrekullie. Më 13 gusht 2017, në “Olimpico”, numri 1 i Lazios u hodh i mposhtur nga e majta, ndërsa më 14 tetor ia kuptoi krahun argjentinasit. Kundërpërgjigjja e portierit shqiptar ishte gatuar në stërvitje: “I kisha përgatitur 11-metërshat me analistin dhe përgatitësin e portierëve Grigioni,” – tregonte atëherë Strakosha.