“Ta dhamë timonin, na more plazhin”, banorët e Kakomesë ‘kërcënojnë’ Ramën me grevë urie

583

Prej tre ditësh banorët e Kakomesë në Sarandë janë në protestë për mbrojtjen e plazhit publik, i cili i është dhënë një kompanie private për ndërtimin e një resorti.

Plazhi i Kakomesë është i rrethuar dhe banorëve apo qytetarëve nga zonat e tjera nuk u lejohet që të hyjnë në të edhe pse ai është (ishte) publik.

Një banor i zonës u shpreh:

Plazhi publik u përket të gjithëve. Duam që të na hapet rruga. Nga nesër, nëse nuk merren masa nga pushteti qendror dhe ai lokal ne do të hyjmë në grevë urie. Nivica do vazhdojë qëndresën.”

Ditën e diel banorët e Kakomesë shpërthyen portën e rrethimit për të hyrë në plazh por u konfliktuan me rojet private dhe më pas me Policinë e Shtetit.