Qëllohet me armë zjarri lokali në Kamëz, pak minuta më vonë i vihet eksploziv (Emri)

700

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz rreth orës 02:00.

Pasi u qëllua me armë drejt lokalit ‘Kaslin’ dhe banesës që ndodhet në të njëjtën biznes, pak minuta më vonë ndodhi edhe një shpërthim eksplozivi.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale në lokal dhe tek makinat e parkuara para lokalit.

Në banesë ndodhej familja Shkëlqim Halilit, të cilët janë shprehur se se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk e dinë kush mund të jetë autor i sulmit.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë  së lokalit ku duken personat që qëllojne me armë. Pamjet u sekuestruan nga policia.