Para disa ditesh ne nji status ne fb permendja zhdoganimin e instancave egoiste te shfrenueme mbrenda vete institucionit familjar, pra, qelizes baze te shoqnise, ku normalisht duhet te ndodh natyrshem alfabetizimi afektiv e normativ primar i personit, si elementi kyq i degjenerimit e shthurjes se shoqnise shqiptare me ritme galopante ne nji kontekst nderkombtar qe ka adoptue si kriter te vetin qeverisjen nepermjet kaosit dhe shkaterrimin perfundimtar bash te familjes.
Ngjarja e kobshme ne qarkun e Vlores e te tjera analoge te ndodhuna vitet e fundit brenda rrethit familjar e fisnor konfirmojne ne nji fare menyre trendin qe kam problematizue me kohe dhe disa vezhgime personale te raportit te individit shqiptar me vedin, familjen e shoqnine.
Sigurisht, nuk kam pretendimin me kene esaurues mbi shkaqet apo efektit qe po bluehen ne ambientin tone shqiptar dhe asnji analize sociologjike apo te disiplinave te tjera qe merren me njirin mund te jene te tilla, aq ma pak reagimet emotive te shkruesve te fb, por gati jam i sigurt se debimi masiv i Zotit, i drites se arsyes natyrore dhe mosnjohja e autoritetit te pergjegjshem ne tana rrafshet, sidomos ate kulturor e te urtise, jane shkaqet percaktuese te degradimit tone ne kanibalizem te frikshem.
Madje edhe autoritetet fetare ne vendin tone kane kapitullue frikshem ne percimin integral te vlerave autentike te fese dhe ne rastin e Kshtene te predikimit kurajoz e pa bishtnime sofiste te fjales angazhuese e liruese te Krishtit mbret. Ne rastin ma te mire predikojne nji Krisht minimalist simas mases se imagjinates e kapricove mondane te njerzeve, kallxojne “andrra” ne beze per rinine pa percaktue kufijte mes te mires dhe te keqes me nji qasje relativiste qe me e pase zili edhe otomanet e shumte te vendit tone.
Prioritet jane ba disa “dekllarata” per rrugen e kombit apo letra lutje per Makron, Makorana e Merkel apo disa vetkenaqesi infantile te autocelebrimit hipokrit te harmonise medemek fetare ne Shqipni ne iftare apo ndonji aneks te establisbmentit qeveritar e politik.
U ndala te familja dhe autoritetet fetare si garanci fundore morale, mbasi Shteti dhe strukturat e tij ne nji pjese te madhe te tij jane shndrrue vete ne struktura kriminale qe inkurajojne krimin me veprimtarine e tyne te padrejte ndaj qytetareve te vet. Vettingu, edhe pse i bame bash me kritere minimaliste e i mbeshtetun ma shume te aspekti i pasunise te gjyqtareve sesa kritere te tjera profesionale e morale, konfirmoi katerciperisht korrupsionin e frikshem e kriminal te kastes se operatoreve te drejtesise shqiptare, i perceptuem gjanesisht nga qytetaret e vendit tone.
Pra, kriza morale asht ule kambturqisht e kambkryq ne Shqipnine tone e me duken patetike disa deshira te shprehuna ne fb qe kerkojne qe emigrantet shqiptare te kontribuojne me protesta si ne Romani per me ndryshue qeverisjen, sepse kjofte emograntet apo edhe rezidentet jane ne masen ma te madhe me mendesi te frikshme otomane e pre e nji logjike katundarie qe kenaqet me pak pushime ” te mundimshme” ne perimetrin e lumit te Lanes e deri te lumi i Shales sa per konsumim fb apo istagrami…
Zgjidhja mund te jete ne praktikimin dhe jetesimin e nji qasje prej murgu autentik qe kerkon me fe Zotin ne ket shkretine shpirtnore e hapsinore dhe ne refuzimin total te ktij modeli te shemtuem injorance radikale, tue thane gjithmone te verteten e tue iu konformue asaj ne jeten e perditshme.
Urrejtja nda dijes, alergjia ndaj kritikave dhe thanies se vertetes, raportimi me tjetrin me inad apo servilizem, kulti i mediokrotetit, strategjia e thashethemit mjeran dhe sabotimi i cdo mundesia rrugdaljet prej ktij kaosi te frikshem, jane disa nga elementet qe mbajne bashke masen otomane te mendimit e veprimit te individit shqiptar.
Kjo diktature e re injorance, sinteze e apoteoze e te gjitha diktaturave pararendese, rrezikon te vazhdoje gjate ne vendin tone nese ato pak njerez te iluminuem qe nuk i mungojne Shqipnise, nuk gjejne nji emnsues te perbashket per me i dale zot vertet vendit te tyne, pertej dialektikes se vizioneve personale. Me injorancen e rafinueme ne djallzi nuk ka dialog, pavarsisht se ku aji asht instalue dhe alternativa e mosveprimit tone asht thjesht vegjetimi deshperues e debatet shtjerp me idiote stresues.
Nga Nesti Zefi