Ekzekutohen 6 militantë në Egjipt, policia: Po planifikonin sulme terroriste

461

Forcat e Sigurisë vranë gjashtë persona, të dyshuar si militantë terroristë, gjatë bastisjes së një shtëpie në periferi të Kajros.

Bëhet e ditur sipas një deklarate, se ata po planifikonin të sulmonin vendet e krishtera të adhurimit dhe forcat e armatosura e policinë, gjatë festimeve të Bajramit, që përkon me 21 Gushtin.

Publikimi i fotove të viktimave, me trupa të gjakosur, fytyra të maskuara dhe armë në dysheme, pranë tyre, janë siguruar nga Ministria e Mbrojtjes.

Mirëpo, bastisja në periferi të lagjes “6 Tetori” erdhi vetëm disa ditë pas tentativës për të sulmuar një kishë pranë Kajros dhe ku forcat e sigurisë arrestuan shtatë persona.

Bënë me dije Presidenti Abdel Fattah al-Sisi se ka premtuar të mposhtë militantët islamikë, të cilët kanë vrarë qindra civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë në gadishullin Sinai gjatë viteve të fundit.