Vonon trageti, pasagjerët përleshen me rojet e sigurisë

376

 Orët e gjata të pritjeve për shkak të trageteve që vonohen, shkaktojnë shpesh herë tensione mes pasagjerëve dhe stafit të linjave të trageteve.

 

Një situatë e tillë është regjistruar edhe ne portin e Durresit ku trageti u nis me 6 orë vonesë, ndërkohë nuk kanë munguar as përplasjet fizike.

Disa pasagjerët janë konfrontuar me rojet e sigurisë duke perdorur edhe mjete te forat. Trageti duhej të ishte nisur në orën 12:00, por është nisur vetëm 6 orë më pas, duke detyruar pasagjerët, mes tyre fëmijë dhe të moshuar të prisnin deri në orën 18:00 nën temperatuarat e larta.

 

Kompania nuk u ka dhënë përgjigje pasagjereve se përse po vonohej trageti.