9 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një spital në Tajvan mëngjesin e kësaj të hëne. Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi u asfiksuan si pasojë e tymit.
Autoritetet thanë për mediat se 10 nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Dyshohet se zjarri shpërtheu rreth orës 4 të mëngjesit në njërin nga pavijonet e spitalit.
Situata u bë edhe më kritike për shkak se zjarri shpërtheu menjëherë në katin e shtatë ku ishin shtruar pacientë në gjendje kritike për jetën te cilët nuk mund të lëviznin. Zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll flakët pas disa orësh.