Në epokën e përsosmërisë së filtrave fotografik, këshillave mbi një trup të rregullt e fytyrë të pastër, ka ardhur koha që dikush të thotë se “është në rregull të mos jesh i/e përsosur”. Peter de Vito nisi të fotografonte fytyrën e tij me akne duke mos i “rregulluar” fotot që postonte. Imazhi tërhoqi shumë vëmendje dhe ngjalli reagime, duke u shpërndarë nëpër rrjetet sociale. “Efekti ishte i pabesueshëm. Nisa të kontaktohem nga njerëz me akne, albin, njerëz që vuanin nga vitiligo, psoriasis, gay, njerëz me probleme vetë-besimi, apo edhe të tjerë që nuk kishin lënë dot pas komplekse të caktuara. Ishte e pabesueshme. Të gjithë ofroheshin vullnetar, për të shpërndarë historinë e tyre përmes shkrepjeve të mia, të cilave mendova ti shtoja ndonjë fjal apo fjali, pasi filloj të tejkalonte përmasat e asaj që kisha menduar. Një ndjesi fantastike, të arrija të ndihmoja sado pak, këdo si unë që të ndihej më mirë.”, ka deklaruar 20-vjeçari. 📸