Çfarë ndodhi me Facebook-un e vrasësit të 8-fishtë? Po mundohen të fshijnë ngjarjen

829

Pas vrasjes makabër të 8 kushërinjve të tij dje, 24-vjeçari, Ritvan Zykaj, u përgjigjej me sharje e ofendime në Facebook, atyre që e sulmonin për masakrën që bëri, ndërsa ishte në arrati.

Por pasi u arrestua nga policia mëngjesin e sotëm, profili i tij personal në Facebook u mbyllur.

Nëse kërkoni në Facebook me ermin e tij do ju dalin disa adresa, por të gjitha ato janë false.

Mesa duket janë uniformat blu dhe inteligjenca shqiptare ato që kanë mbyllur profilin e tij në Facebook, për të mos lënë që persona të tjerë të talleshin apo të komentonin më tej masakrën e ndodhur ditën e djeshme në Resulaj të Vlorës.

Një mënyrë kjo për të hequr vëmendjen e shqiptarëve nga masakra e djeshme dhe për të mbuluar mungesën e rendit në vend.