Shpesh here, me te drejte, ankohena per “komisaret” e popullit te vetezgjedhun tue luejt “dam” me popullin, dmth, me detyrim e percaktim dhe harrojme se rrajet e verteta te nji krize te frikshme morale qe perdite po pershkallzohet ne Shqipni, gjenden ne procesin e korruptimit moral te personit e vete familjeve shqiptare te cilat po “perkdhelin” instancat egoiste dhe zevendesojne vlerat autentike me disa kompromise pragmatike ne funskion te arrivzmit dhe rruges se shkurte per me arrite qellimin.
Me kete qasje minimaliste e mbijetojse, po edukohen brezat e ri dhe strukturat e mekatit qe jane rrjedhoje logjike e ktij modus operandi, i kane shtri gjane metastazat e tyne dhe po mbysin cdo reagim njerzor te izoluem per me ndrrue ket trend autodestruktiv.
Nderveprimi i realitetit shqiptar me paradigmen globaliste te qeverisjes nepermjet kaosit ka thellue edhe ma shume skizofrenine ciklike te njeriut shqiptar, i cili asht zhyte gati perfundimisht ne nji diktature te vertetet injorancet kapilare dhe “komisaret” e popullit jane sinteza ma e persosun e ksaj injorance djallzore. Me termin injorance ne kuptimin e ktyne rreshtave qe po shtjelloj kam parasysh mungesen e disa resurseve minimale etiko-konjiktive te njeriut shqiptar per me kuptue koordinatat e tij njerzore ne realitetin me te cilin perballet.
Ne fakt, po te lexosh shtypin apo ndonji liber apo ese te atyne pak “shkarravitsave” te nahijes otomane shqiptare, me ndonji perjashtim shume te vogel, nuk dallon asnji ide apo draft-ide sado te diskutueshme per me dale prej ksaj krize te thelle apo nji analize te shkaqeve te saj, pervec disa hungrime te vetekenaquna denucimesh pa adrese e ne drejtim te paditun. Ky fakt ne vetvedi asht i rande dhe shej dramatike i pafuqise tone me dhane sheja jete ne kete kontekst te kolauduem letargjiet.
Kultures se dialogut dhe arsyes i asht shpalle lufte dhe ky i fundit asht zevendesue me hungrime mediatike, familjet shqiptare edhe momentet e gzimit si dasma, fejesa apo evente analoge i kane shndrrue ne tallava akustikisht dhunuese dhe me fole kunder “dogmes” se tallavase apo me shprehe pakenaqesi, te versulet me inad e vrere vrastar “brigada e gatshme e plehut” dhe aleatet e saj justifikues edhe ne kontekste familjare. Shkurt me fole te verteten e me tentue me jetue me koherence e ne baze te vlerave minimale njerzore asht ba si me pershkrue ne nji fare menyre rrugen e kalvarit personal.
Revolucioni tashma nuk asht ma vetem ne grupimet ideologjike ndaj te cilave koshienca e njeriut kishte dikur disa marzhe autonomie por ka hy thelle bash ne trunin e njirit pa antikorpe shqiptar. Prandaj, nese nuk jena te zotet me ule “Volumin” ne gzimet tona, tue shperfaqe kshtu mjerimin e narcizizmin tone, asht e kote te pretendojme ne nivel komunitar apo politike vizione edukuese e qeverisese te denja e te dobishme sepse fruti i nji fare te keqe qe induktohet prej poshte do te jete edhe ma helmues atje siper. U ndala te ceshtja e “volumit” sepse zhurma e hungrimi kolektiv jane himni ma kuptimplote qe u bahet instancave diabolike.
Thelbi i muzikes qendron ne qetsimin e shpirtit e te shtatit per ta ekzaltue me prek dimensionin e tij trashendent. Ndersa muzika e degradueme ekzalton masivimin e narcizizmit, per evidentimin e te cilit edhe rrjetet sociale po japin nji kontribut te cmueshem e prandaj shtrohet nevoja urgjente per nji rezistence molekulare personale ne menyre qe te rekuperojme pak dimensionin njerzor brenda vedit e me tjetrin perbri nesh.
Pra, nese fillojme ket proces te domosdoshem ekologjiet njerzore, tue u kundervue kapricove te modeleve te induktueme prej modave te injorances te tipit: pushime otomane ne Turqi, braktisje te hoteleve te droges e cdo shemtie ne Shqipni, te cmimeve te nalta neper restorante, te shezhlloneve te kripuna neper plazhe, percmim ndaj veseve e provincializmave te cdo personi apo medemek “autoriteti” toksik ne rrethe familjare e komunitare, ruejtje gjithmone prej decibeleve dhunues te tallavave otomane e kshtu me radhe, atehere mendoj se ndoshta ka fillue nji proces i shndoshe konvertimi kah normalja.
Nji strajce me panine e ecje dialogjike, ndoshta per ata qe jane katolik, tue lute edhe rruzaren, jane pushimet ma te mira te mendjes dhe te shtatit se sa hotelet me yje te rame apo deshirat me emulue fotot ne fb apo istagram te grupit…
Me kto premisa te perbrendesueme, do te kuptojme sa te kota jane debatet mbi mesianizmin politik te cilit i kena besue pa sens kritik ne kto gati 30 vjet dhe jena shperblye prej tyne me dhunimin sistematik te cdo resursi vleror, shoqnor e toksor, tue e reduktue territorin shqiptar ne toke te xanun sheikesh otoman e menden ne asorbuese pasive te rrenave te tyne.
Logjika e telave me xhemba ne territorin shqiptar tashma asht permbys ne raport me Hoxhen Enver prej mbasardhesve te tij; Enveri nuk te lente me dale jashte kur kta nuk te lane ma me hy mbrend sepse e kane coptue e rrethu territorin me tela me xhemba prej permbrenda tue zaptue cdo pjese te Shqipnise e madje te gatshem me oa shit lire cdo antishqiptari te mundshem.
Toka, familja e feja jane triada qe duhet mbrojte per me shpresue qe Shqipnia jone te mbijetoje se ndryshe nji vale otomane barbare ma e rrezikshme se ajo mbas vdekjes se Gjergk Kastriotit ka me na ra per hise dhe shejat e nji deshire masive me braktise vendin jane shume kuptmiplote e shpjeguese per shkenaret e mundshem. Mos te harrojme se paria qe pregatiti boshnjaku Ramiz Alia mbas transformimit te sistemit monist asht ma antishqiptarja ne historine e themelimit te shtetit shqiptar dhe sidomos edhe ma antikompetentja ne drejtimin e shtetit.
Elitat globaliste kane nevoje per sundimtare lokale krejtesisht injorant e konformist per projektet e tyne kapricove ne funksion te kapitalit dhe ne rastin shqiptar ata kane gjet modelin ma servil tw mundshem. Mjafton te kujtojme se qeverisja nga doktorri deri tek piktori, tue kalue te disa raste sporadike ekonomistash me dipllome ne institutet kopjuese marksiste, ka perftue rrenimin e tmerrshem ekonomik te vendit dhe mungesen e nji persepektive zhvillimi. Te nisim nji proces vetdijesimi integral e ne tana rrafshet tue ba sa mundena gjanat e vogla se mandej edhe ata te medhat me ndihmen e Zotit do te vijne.