America First si model për Albania First dhe Dardania First

642

Vendlindja ime Shqipëria dhe Dardania martire, duke e parë gjendjen e keqe ekonomike dhe politike ku ato ndodhen, sot më shumë se kurrë kanë nevoj për formën dhe stilin e punës atdhetare shembullore të Presidentit të SHBA zotit Donald J Trump.

Ndoshta shumë vetë nuk ndajnë të njëjtin opinion me mua, por e verteta që jetojmë këtu në SHBA është në favorin pozitiv të bisnesmenit të sukseshëm amerikan, sot President i 45-të i SHBA-së zotit Donald John Trump.

Pa dashur të bëj biografinë e jetës së tij të mbushur me fitore, dua të ndalem në disa pika kryesore të suksesit, që do të ishin një model edhe për Shqipërinë dhe Kosovë, klasat politike, të cilat fatkesisht janë të tejmbushur nga korrupsioni dhe etja e shfrenuar për pushtet, me çdo formë dhe mjet.

Kujtojmë, se zoti Trump zhvilloi në vitin 2016 një fushatë elektorale model dhe të suksesshëm, duke u përqendruar në pikat e dobëta të kundërshtares së tij Hilari Klinton, që në politikë prej shumë dekadash përbën një dinasti më vete në SHBA.

Ajo deshtoi, sepse amerikanët e zgjuar preferuan një bisnesmen korrekt, që kishte prova bindëse se mund ta bëjë Amerikën Sërisht të Shkelqyer, se sa një politikane korrekte.

Mbas ceremonisë së betimit më 20 Janar 2017 dhe deri tani për 15 muaj ai ka bërë një reformë model dhe të panjohur më parë, në mënyrën e drejtimit plot sukses të Shtëpisë së Bardhë, duke berë realitet deri tani të gjithë premtimet e dhënë gjatë fushatës elektorale.

Media marramendëse dhe shumë propagandistike se sa informuese asokohe nuk e kishin parashikuar si fitues. Ata në unison deshtuan për herë të parë në historinë e fushatave presidenciale në SHBA, mbasi ishin të sigurtë se e perkdhelja e tyre Hilari do të fitonte, në saj të fryerjes dhe mbështetjes së madhe, që ata i jepnin asaj rregullisht.

Ata non stop 24/7 bën çmos për të krijuar histori të rrejshme (fake) kundër Trumpit, të cilat publiku dhe populli amerikan nuk i mori parasysh, por hodhi në kutitë elektronike mbi 70.000.000 vota, ku amerikanët votuan për kandidatin e tyre më të mirë.

Midis votuesve kishte me qindra dhe mijëra demokratë dhe të pavarur.

Të marrim disa shembuj dhe t’i krahasojmë ato me Shqiperinë dhe Kosovën sëbashku. Në dy shtetet shqiptare me popullsi afërsisht 5 milion banorë (2.9 deri në 3 milion Shqipëria dhe 1.8 deri në 2 milion Kosova) mbi 60-70% e popullsisë së aftë për punë nuk punon. Kjo eshtë dobësi e premtimeve boshe elektorale, që qeveritë e shteteve respektive në Tiranë dhe Prishtinë i kanë bërë vazhdimisht elektoratit të tyre shqiptar.

Përballë injorancës së politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë, Presidenti amerikan Trump si inteligjent, largpamës me politikën e tij të zgjuar racionale dhe praktike, për 15 muaj ka hapur 3.7 milion vende të reja pune, pra sa e gjithë popullsia e aftë për punë e Shqipërisë dhe Kosovës të marrë sëbashku.

Kryetari i shtetit tonë, ka shkurtuar menjëherë fondet për shtetet jo mike, që e kanë konsideruar për shumë vite SHBA si një lopë (apo sportel banke tërheqjesh parash), që mund t’a mjelesh me dy duar kur të duash dhe sa të duash.

Në shumë pika të platformës elektorale, për të cilat nga media FAKE NEWS kritikohet Trumpi pa të drejtë, ai zbatoi planet e Obamës “demokrat”, të cilat i mbante në syrtarë për shumë vite.

Kështu një prej projekteve të Obamës ishte edhe ndalimi i hyrjes së përkohshme në Amerikë të 7 (shtatë) shteteve me shumicë të popullsisë islame, të cilat, sipas investigimeve afatgjate të CIA dhe FBI del se ata mbeshtesnin rregullisht terrorizmin ndërkombëtar dhe kundër interesave të SHBA.

Media e ekstremit të majtë qeveritare, sikurse njihet në popull si FAKE NEWS në SHBA, Europë dhe Shqipëri e Kosovë, bënin propagandë fallco dhe keqinformuese, sikur Presidenti Trump është kundër muslimanëve të botës, gjë e cila bie ndesh me të vertetën historike në SHBA.

Si shembull shumë i mirë janë vete dy shtetet me shumicë të popullsisë muslimane në Kosovë dhe Shqipëri, që nuk kanë qenë asnjëherë në listën e 7 shtetëve të ndaluara të hyjnë në Amerikë.

Por kjo, s’do të thotë se SHBA dhe Departamentit i Shtetit nuk e njeh gjendjen e brendshme në Kosovë dhe Shqipëri. Shumë ekstremistë muslimanë shqiptarë (sipas mediave të pavarura amerikane dhe europiane), kanë shkuar për të luftuar kunër trupave amerikane dhe NATO-s, duke u rreshtuar përkrah radikalizmit islamik ndërkombëtarë me Al Qaiden, ISIS etj., në mënyrë individuale, grup dhe familje, duke marrë shpesh me vete gratë dhe femijët e tyre…

SHBA, duke e ditur gjendjen dhe situatën psikologjike, morale, ekonomike të shqiptarëve nga këto shtete nuk ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj tyre. Pikërisht falë politikës së tolerancës dhe qartësimit të gjerave në trojet shqiptare, SHBA i ka qendruar pranë si Prishtinës dhe Tiranës, duke qenë një ndër miqët dhe aleatët më të ngushtë të popullit shqiptar.

Nga ana e tjetër, Kosova zë vendin e parë në botë për simpatinë apo respektin dhe dashurinë e vet.

Nga Klajd Kapinova