Gara të çmendura në rrugët e Tiranës, arrestohen disa shoferë

578

Gara me shpjetemi marramendëse kane nxitur Forcat Shqiponja dhe Policinë Rrugore te Tiranës te ushtrojnë kontrolle te përbashkëta kundër atyre qe organizojnë garat e paligjshme, duke u bere edhe burim për aksidente.

Këto kontrolle erdhën si pasoje e ankesave te shumta te banoreve te Unazës se Madhe per zhurmat e mjeteve qe tejkalojnë limitet e shpejtësisë. Drejtuesit e këtyre mjeteve jane nje rrezik potencial per sigurinë rrugore.

Nga kontrollet e ushtruara jane konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit, 6 te tjere per gara shpejtësie, si dhe 3 u penalizuan per përdorimin e xhamave te erret.