Aksident tragjik, makina merr përpara familjen, vdes 7 vjeçarja me nënën

809

Aksidenti i mori jetën dy personave mes tyre një vajze 7 vjecare ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e traumës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në Kamëz kur drejtuesja e një makine tip benz humbi kontrollin dhe përplasi një 29 vjecar që udhëtonte me bicikletë.

Si pasojë e devijimit nga bordurat e rrugës  makina përplasi dhe një nënë sëbashku me të bijat 7 dhe 6 vjece.

Aksidenti rezultoi fatal për drejtuesin e bicikletës Ramazan Isha por edhe për vajzën 7 vjecare e cila nuk i mbijetoi plagëve pasi u dërgua në spital.

Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje drejtuesja e makinës e identifikuar si Rozina Koleci 38 vjecare lëvizte tej normave të shpejtësisë kur humbi kontrollin e makinës dhe përplasi të riun me bicikletë e më pas 29 vjecaren Valbona Ndreu me dy vajzat e saj.

Ajo u arrestua nga policia rrugore ndërsa Ndreu dhe vajza tjetër 6 vjecare ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e traumës.

Nga Vizion Plus TV