Në aksin rrugor Shkoder-Koman, ka dalë nga rruga një automjet tip furgon IVECO.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K. Sh. , I. Sh. dhe A. L. banues në Tiranë, të cilët kanë qënë duke shkuar në punë, pasi janë punonjës të HEC.
Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë.
Të dëmtuarit po transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.